Gazetari Artan Hoxha, një nga personat që e njeh mirë konfliktin mes bandave në Elbasan dhe nga të vetmit që ka folur publikisht duke dhënë informacione të shumta për përplasjen e 18 shtatorit dhe më herët, ka rrëfyer të tjera detaje mbrëmjen e sotme në emisionin “Të paekspozuarit” në News24.
Ai ka treguar se kryetari i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini është marrë në mbrojtje nga policia si një prej njerëzve që rrezikon nga fisi Çapja.
Madje Hoxha ka folur për një vizitë të kryetarit të Bashkisë së Elbasanit pak ditë më parë në Tiranë, i shoqëruar nga truprojat e tij me armë por të veshur civilë dhe se si kanë përfunduar në polici.
“Z. Qazimi ka qenë në Tiranë para disa ditësh dhe ka pasur truprojat e tij por civilë. Një qytetar që i ka parë me armë truprojat është alarmuar dhe ka lajmëruar policinë. Ka ardhur policia e ka arrestuar truprojat që janë edhe punonjës policie”, tregoi Hoxha.