Nga Flamur VEZAJ
“Xibraka 2”! 613 kg kokaine nga Kolumbia!! Sasia me e madhe e kapur ndonjehere ne Shqiperi por edhe ne rajon! Bravo Policise dhe Doganava!!!! Por une mendoj se nje ngarkese e tille, me vlere qindra milion euro nuk niset pa nje garanci!! Atehere kush i tradhetoj, thua qeni antidroges e nuhati rastesisht apo metodat “speciale te rriskut” doganore?! Une mendoj se asnjera nga keto pasi “thashethemet” (burimet me thone) se eshte e njejta dore e biznesmeneve financues qe nuk u arrestuan edhe ne rastin “Xibraka 1”.
Nuk u arrestuan pasi autoritetet gjermane nuk kishin besim te dorezonin pergjimet te pala shqiptare dhe prokuroria u mjaftua me flagrancen duke lene te lire te gjithe biznesmenet e tjere te njohur ne fushen e ndertimeve ne Tirane e Fier si dhe investitoret (pa asnje biznes) ne klube sportive ku njeri prej tyre njihet edhe si personi qe drejton kontrabanden ne dogana! E qe dyshohet se eshte personi qe tradhetoj ngarkesen! Po kush fshihet pas kompanise se bananeve te A.Cejkut qe eshte shpall ne kerkim!
Kush eshte familjari i tij, pronar klubesh e karburantesh qe prej vitesh nuk bie ne sy ne fushen e trafikut te drogave te forta qe Shqiperine e perdore si tranzit drejt Holandes e vendeve tjera te BE-se te lidhur ne ortakeri me disa nga pjesetaret e bandes se shpallur te pafajshem vitet e fundit ne Shqiperi!
Po per ortaket ne Shqiperi, po heton njeri, per ate investitorin e nje HEC-i ne vend e pronar lokalesh te njohur ne ish-bllok apo ate prane Gjykates se Tiranes dhe pronarin e nje prej resorteve te njohur ne bregdetin e Durresit!!? A thua do ta zbardh kete dosje i besuari kryesor i Adriatik Llalles tashme qe ka mbet ne krye te Krimeve te Renda B.Hajdarmataj apo do ta arkivoj si per bashkepunetoret e “Xibraka 1” ose me sakte si vrasjet e shumta ne Tropoje ku per shume kohe ishte drejtues i prokurorise!
Apo edhe per faktin se ai i njeh disa nga keto te perfolurit se i ka nga zona e tij e qe pas vitit 1997 pjesetar te familjes Haklaj kane vrare disa burra te familjes se ketyre personave tashme te dyshuar ne trafikun e kokaines! E per te ju kthyer perseri “Xibrakes 1” e biznesmeneve te njohur ne vend, ku dy prej tyre kane shtuar masat e sigurise personale e te afermeve, me le te kuptohet se ketu dyshohet per tradheti e per ngarkesa te tilla trafikantet nuk te falin! Uroj qe “qeni” nuhates i policise te kete marr masat mire se pasojat do te ndihen pas disa diteve!
#Shijojeni_suksesin#
P.S. kush eshte kompania qe solli fuçit me kokaine ne Xibrake, ne cfare data hyjne ne Shqiperi, kush i ndihmoi ne dogane…ne ditet ne vazhdim.