Gazetarja ruse Tatjana Feldenhauer është plagosur nga një person, i cili i ka vënë thikën në fyt brenda në redaksi. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e radio-stacionit “Echo of Moscoë” pak pas mesnatës. Feldenhauer është zëvendës/kryeredaktore e një prej mediave më liberale në vend. Sipas kryeredaktorit Alexei Venediktov, dëmtimet që ka marrë gazetarja nuk janë kërcënuese për jetën.
Autori i sulmit, një burrë i cili kishte hyrë brenda zyrave u ndalua nga kolegët e gazetares dhe më vonë u arrestua.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “Ria Novosti”, autori ka kryer sulmin ndaj gazetares për shkak të një konflikti personal, por nuk dihet me saktësi motivi.
“Echo of Moscoë” është në pronësi prej gjigantëve rus të gazit, Gazprom. Një gazetar i radios postoi në Twitter një foto të agresorit.