Gazetarja me një karrierë të gjatë në media, Mirela Oktrova, vajza e regjisorit të njohur Esat Oktrova, do të jetë në listën e kandidatëve për deputet në Tiranë në radhët e Bindjes Demokratike. Është kryetari i kësaj partie, Astrit Patozi ai që bën me dije lajmin përmes një postimi në Facebook.
“Interesimin e saj të deritanishëm për politikën nga pozicioni i medias ka vendosur ta shndërrojë në angazhim të drejtpërdrejtë në radhët e saj”- thekson Patozi.
Postimi i Patozit:
MIRELA OKTROVA,
NJË TJETËR PERSONALITET PUBLIK QË I BASHKOHET EKIPIT TË TIRANËS
Pas një karriere 30-vjeçare në media, ku spikat: angazhimi pranë Seksionit Shqip të radios Deutsche Welle ( Köln 1992-2004), si reportere gjatë Luftës së Kosovës ( Prill-Qershor 1999), si përfaqësuese e Agjensisë Gjermane të lajmeve DPA ( 2004-2006), si drejtore e Televizionit publik Shqiptar (2006-2016) dhe si artikujsh, monografish, ciklesh televizivë dhe filmash dokumentarë, si dhe një karriere të pasur akademike, në institucione arsimore dhe kërkimore brenda dhe jashtë vendit, ajo do të jetë gruaja e parë në listën kandidatëve të Bindjes Demokratike për Qarkun e Tiranës.
Interesimin e saj të deritanishëm për politikën nga pozicioni i medias ka vendosur ta shndërrojë në angazhim të drejtpërdrejtë në radhët e saj.
PËR KOHË E LIRË, ARGËTIMIN TUAJ, MBI 6 ORË HUMOR I ZGJEDHUR PËR KËNAQËSINË TUAJ! JEPI “PLAY” DHE SHIJO!