Mëngjesin e sotëm, dyshohet se për shkak se ka konsumuar Fotoksinë në banesën e tij, ka humbur jetën në spital, shtetasi L. Gj., 70 vjeç. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht shkakun e vdekjes.
Më datë 09.03.2024, një 34-vjeçare, banuese në Shkodër, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Shkodër se është larguar nga banesa vajza e saj 17 vjeçe. Po punohet për gjetjen e të miturës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. K., 66 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.