Shpesh herë dhe në shumicën e rasteve me pa të drejtë, mjekët etiketohen dhe shenjestrohen padrejtësisht. Misioni i tyre është shumë i rëndësishëm e në shumë raste, vendimtar për jetën tonë.
Prej disa kohësh, Spitali Rajonal i Shkodrës evidenton punonjës të tij, mjekë e infermierë, me kontribute të vlerta për shumë njerëz. Sot, ishte radha e mjekes Nadire Suma, për të cilën në një publikim në rrjetet sociale, evidentohet:
“Dr.Nadire Suma prej 23 vitesh shërben dhe drejton me profesionalizëm e punë të palodhur në Shërbimin e Pneumologjisë në Spitalin Rajonal Shkodër duke udhëhequr me përkushtim ekipin e stafit mjekësor të këtij shërbimi.
Dr.Nadirja gëzon respekt dhe vlerësim nga të gjithë kolegët dhe pacientët e shumtë të cilëve ju ka shërbyer.”, shkruhet në publikimin e Spitalit Rajonal të Shkodrës në rrjetet sociale.