BBC ka publikuar një histori gjakmarrje nga Shqipëria. BBC shpjegon se është një fenomen i vjetër, vështirëson jetën e çdo personi që është viktimë e gjakmarrjes.
Sot 68 familje në Shkodër, janë në gjendje të vështirë për shkak të gjakmarrjes, nuk mund të lëvizin, nuk janë njerëz të lirë. BBC ka zhvilluar një vizitë në familjen e 13-vjeçarit të quajtur Niko, nga një fshat i vogël në Shkodër.
Për Nikon thuhet se është “në gjak”, nën kërcënimin për jetën, nga krime që janë kryer kur ai ende nuk kishte lindur. Niko jeton me gjyshërit e tij të moshuar, dhe është në rrezik sa herë që ai largohet nga shtëpia e tij.
Dhjetëra familje të tjera në veri të Shqipërisë, jetojnë të izoluar sikur të ishin në arrest shtëpie, një izolim i imponuar nga frika për jetën.
Gazetarët e BBC, kanë udhëtuar me varkë së bashku me mësuesen e tij, Liljana Luani, për të arritur deri në shtëpinë e 13 vjeçarit. Mësuesia jep mësim në shtëpitë e fëmijëve që janë të rrezikuar nga fenomeni i gjakmarrjes.
Mosmarrëveshjet e njohura si gjakmarrje mund të përhapen brez pas brezi, edhe pse nuk kanë të bëjnë me vrasjet, fyerjet apo kërcënimet.
Ky fenomen i detyron të ngujohen brenda në shtëpi, madje as të shkojnë në shkollë. Rregullat e gjakmarrjes datojnë që prej shekullit të 15-të, nga kanuni.
Kanuni i ndihmonte të sillnin rendin në midis fiseve në veri të Shqipërisë, veçanërisht ndikimin nga Perandori Osmane, shkruan BBC.