Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 4022 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 780 qytetarë, në këto bashki:
268 raste në Tiranë, 62 raste në Durrës, 39 raste në Shkodër, 34 raste në Vlorë, 32 raste në Krujë, 31 raste në Fier, 27 raste në Lezhë, Elbasan, 24 raste në Lushnje, 19 raste në Kavajë, 18 raste në Mallakastër, 17 raste në Kurbin, 16 raste në Mat, 15 raste në Kukës, Gjirokastër, 14 raste në Sarandë, 13 raste në Berat, 10 raste në Vorë, 8 raste në Kamëz, Dimal, Peqin, Gramsh, 7 raste në Korçë, Maliq, 6 raste në Devoll, Kuçovë, 5 raste në Has, Këlcyrë, 4 raste në Malësi e Madhe, Bulqizë, 3 raste në Tropojë, Dibër, Skrapar, 2 raste në Vau i Dejës, Shijak, Rrogozhinë, Divjak, Selenicë, Tepelenë, 1 rast në Pukë, Mirditë, Patos, Himarë, Delvinë, Libohovë, Përmet, Poliçan, Librazhd.
Janë 12,789 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 224 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 gjashtë qytetarë: një qytetar nga Tirana 61 vjeç, një qytetar nga Elbasani 65 vjeç, një qytetare nga Fieri 66 vjeç, dy qytetarë nga Vlora 68 dhe 75 vjeç dhe një qytetar 80 vjeç nga Berati, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 757 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 147,584 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (19 Shtator 2021)
Raste të reja ditore 780
Të shëruar në 24 orë 757
Të shtruar në spitale 224
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 4022
Testime totale 1,151,640
Raste pozitive 162,953
Raste të shëruara 147,584
Raste Aktive 12,789
Humbje jete 2,580
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5,394
Shkodër 1,338
Fier 1,209
Durrës 1,188
Vlorë 781
Lezhë 635
Elbasan 643
Berat 502
Korçë 295
Kukës 307
Gjirokastër 274
Dibër 224