Në 24 orët e fundit ne Kosove kanë humbur jetën edhe 6 pacientë të tjerë që janë prekur me COVID-19.
Të dhënat e fundit të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike rezulton se 145 pacientë të tjerë janë diagnostikuar me koronavirus ndërsa janë shëruar edhe 171 pacientë. Është shënuar rekord i testimeve ku në 24 orët e fundit janë marrë 562 mostra.
Drejtori i IKSHPK’së, Naser Ramadani së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj në konferencën për media nga qyteti i Vushtrrisë kanë njoftuar për nga Covid-19 në 24-orëshin e fundit, raporton Gazeta Express.
Ramadani ka thënë se 562 mostra janë testuar nga ta 145 pozitive kurse janë shëruar 171 pacientë
“Gjatë 24-orëve të fundit janë testuar 562 mostra, numri total 145 raste pozitive, 171 pacientë janë shëruar”, ka thënë Ramadani.
Numri total i rasteve pozitive është 5.617 raste nga 30.567 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 130 raste të humbjes së jetës të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 171 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.811 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.676.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 58 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Prizren 4 raste, me nga 3 raste komunat: Suharekë, Kaçanik, Drenas, Viti, me nga 2 raste komunat: Lipjan, Kamenicë dhe Podujevë dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Obiliq dhe Partesh.