Gjatë tetë viteve qeveria ka asfikësuar jetën e biznesit. Numri i bizneseve në Shqiperi, ka 4 vite qe nuk rritet. Shohim nje ulje te konsiderueshme të bizneseve të vogla, të cilat përbëjnë 90% të biznesit shqiptar. Bizneset e vogla janë kryesisht biznes familjar, të vetëpunësuar dhe për shkak të tkurrjeve të konsumit janë në gjendje ekonomike të pasigurtë dhe detyrohen të mbyllen.
Ato po mbyllen edhe për shkak të konkurrences së pamdershme. Ka një rritje te përqëndrimit të tregut dhe të uljes se konkurrencës në tregun e konsumit dhe te punes e si pasojë shoqërohet me rritje të çmimeve dhe ulje të pagave. Këtë fenomen e shohim qartë, çdo ditë, ku biznese të vogla tregtare (si dyqani i lagjes) po mbyllen.
Bizneset e vogla janë shtylla e konakut e çdo ekonomie: Në Bashkimin Europian, bizneset e vogla kijojnë 2/3 e vendeve të punës në sektorin privat dhe kontribuojnë mbi gjysmën e PBB. Në Shqiperi në 2019 krijojnë vetëm 52% të vendeve të punës.
Mbi 60 biznese në ditë janë mbyllur nga viti 2014 deri më tani. Ulja e numrit të bizneseve të vogla ka prodhuar rënie të xhiros dhe të ardhruave.
Sistemi fiskal me 6 nivele ka rritur informalitetin dhe barrën fiskale ndërkohë që numri i bizneseve të ndershme që përballen me konkurencën e pandershme është rritur.
Legjislacioni fiskal ka dryshuar mbi 60 herë dhe biznesi i vogël nuk është informuar në lidhje me politikat fiskale, por është gjetur përpara faktit të kryer.
Rreth, 170 vendime qeverie kanë prekur dhe kanë ndikuar në biznesin e vogël dhe jetën e tij.
Ne angazhohemi për përmirësimin e klimës së të bërit biznes në Shkodër e kudo në Shqipëri. Vetëm bashkë ne fitojmë. Vetëm përmes mbështetjes tuaj, duke votuar më 25 Prill për programin tonë mund të realizojmë:
Sigurimin e një stabiliteti ekonomik për vendin.
Konsolidimin e kuadrit fiskal.
Taksën vjetore mbi qarkullim 0.5% për B.V. deri në 14 mln lekë.
Heqjen nga fasha e TVSH për bizneset e vogla deri në 14 mln lekë.
Tatimin mbi Pagën për të punë