Vizita e papritur në shtëpinë e ish- bashkëjetueses ka rezultuar fatale për shqiptarin. Ai ka gjetur në shtëpi të dashurin e ri me të cilin ajo po bashkëjeton dhe këtu e ka humbur toruan dhe ka reaguar keq, duke e goditur në kokë me një tufë çelësash, por shqiptari e pëson keq. Protagonist i kësaj ngjarje në Frignano të Italisë, u bë Aleks Hoxha, banor në Acerra, i cili përfundoi në burg për tentativë vrasje dhe për përndjekje.
‘Il mattino’ shkruan se 33-vjeçari shqiptar u fut në shtëpinë e ish-gruas së tij, ndërsa aty gjeti të dashurin e saj të ri. Kur u përball me këtë skenë, nuk e ruajti dot qetësinë, ndërsa nxori nga xhepat e xhaketës një tufë me çelësa dhe qëlloi të dashurin e ish-bashkëjetueses, në sy të vajzës së tyre 4-vjeçare.
Ndonëse shqiptari tentoi të largohej nga vendngjarja, u kap nga policia teksa hynte në makinë. Fill pas kësaj ngjarje, gruaja denoncoi në polici makthin që kishte kaluar nga shqiptari në 12 muajt e fundit. Ajo kishte pohuar para karabinierëve se ishte kërcënuar dhe përndjekur çdo ditë nga Hoxha. Shqiptari tashmë ndodhet pas hekurave.
[frontpage_news widget=”28067″ name=”Postimet e fundit”]