Një grua e moshës 60-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në Selenicë të Vlorës. Policia ka njoftuar se ajo u gjet gjatë drekës nga të afërmit.
Më datë 26.11.2017, rreth orës 14:25, Salla Operativë Vlorë është njoftuar se në Selenicë, është gjetur në banesë D.G, 60 vjeçe. Nga hetimet e para dyshohet se shtetësja mund te këtë konsumuar medikamente të ndryshme. Policia po vijon punën për përcaktimin e plotë të shkaqeve të vdekjes.
[frontpage_news widget=”28067″ name=”Postimet e fundit”]