Mbrëmjen e djeshme, në banesën e tij në lagjen “Partizani”, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit A. H., 51 vjeç, nga këqyrja paraprake e të cilit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se 51-vjeçari e ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak.
Sot, rreth orës 11:30, në rrugën “Kasem Taipi”, automjeti me drejtues shtetasin N. Gj., 44 vjeç, banues në fshatin Gur i Zi, Shkodër, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin S. A., 68 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili”.
Nga përplasja është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili aktualisht po merr ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti.