Pasditen e sotme një 33 vjeçar në Fier është gjetur i pajetë në banesën e tij. Rreth orës 18:30 në lagjen “8 Shkurti” Fier, është gjetur në banesë nga familjarët pa shenja jete shtetasi R.B”.
Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.