Një i moshuar është gjetur i mbytur në liqenin e Pogradecit. Deri tani nuk dihet si ka ndodhur ngjarja. Ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e trupit te pajete.
Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur ‘’Ura e qytetit’’ teksa trupi i pajetë u transportua drejt morgut për ekzaminime të mëtejshme.
Kujtojmë që prej dy ditësh në gjithë vendin dhe sidomos në zonat juglindore temperaturat kanë qenë shumë të ulëta.