Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 maji” në Vlorë dhe sipas policisë personi i pajetë vuante nga sëmundja e epilepsisë.
“Më datë 14.01.2021, rreth orës 07:00, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në anë të një kanali është gjetur pa shenja jete shtetësi G. B., rreth 50 vjeç, banues në Vlorë, i cili vuante nga sëmundja e epilepsisë.
Nga verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Dyshohet se ky shtetas është rrëzuar aksidentalisht kur ka qenë duke ecur dhe për pasojë është mbytur në kanal”, thuhet në njoftimin e policisë.