Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një i ri është gjetur i pajetë në banesën e tij. Sipas të dhënave fillestere, mësohet se 30 vjeçari është gjetur i varur në ambientet e shtëpisë, ndërkohë që familjarët nuk pranojnë të flasin.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në në rrugën “Ylbere Bylykbashi”, ndërsa i riu me iniciale M.G, është varur në ballkonin e apartamentit.
Shkaku i veprimit fatal mbetet për tu zbardhur, pasi familjarët mësohet se nuk kanë dhënë asnjë informacion mbi arsyen që i mori jetën të riut dhe e detyroi të kryente veprimin fatal.