Një i moshuar është gjetur i vdekur në një kanal kullues. Ngjarja raportohet nga policia e Lezhës, e cila jep detaje për ngjarjen e rëndë: “Më datë 18.02.2018, në Tresh, në një kanal kullues, është gjetur i vdekur shtetasi J.H, vjeç 80. Nga veprimet e kryera rezulton se, vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, pasi vuante nga probleme të kujtesës dhe nga data 16.02.2018 ishte larguar nga banesa. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim.”.