Një ngjarje e rëndë është shënuar në Bajzë të Malësisë së Madhe. Një grua 47 vjeçare, e identifikuar si Violeta Gurraj, është gjetur e pajetë në banesën e saj. Kanë qenë familjarët që e kanë konstatuar ndërsa nga informacionet paraprake, mësohet se ka prerje në fyt. Policia është detyruar të shqyejë derën e banesës për të hyrë brenda, pas denoncimit që ka bërë djali i viktimës. Gruaja nuk hapte telefonin prej tre ditësh. Trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë në morgun e spitalit.
NJOFTIMI I POLICISË
Në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe, në banesë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasja V. G. 47 vjeçe. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe nga këqyrja paraprake dyshohet se ndaj shtetases V. G. mund të jetë ushtruar dhunë dhe për pasojë ajo ka humbur jetën.
Trupi është dërguar në morgun e spitalit, për ekspertizë më të specializuar, me qëllim përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.