Gjendet një automjet i djegur në fshatin Kryemëdhënj të Golemit në Kavajë. Automjeti është gjetur në një rrugë të paasfaltuar dhe pandriçuar.
Dyshohet se pikërisht ky automjet i përket atentatorëve të ekzekutimit së Everest Çaka. Me këtë automjet ata mund të jenë larguar nga Elbasani në drejtim të Golemit ku dhe e kanë djegur.
Ngjarja deri më tani ësthë pa autor, teksa e plagosur nga ngjarja mbeti edhe bashkëshortja e viktimës, Silvana Çaka.