Trupi i pajetë i një personi është gjetur paraditen e sotme në aksin Lushnjë-Fier. Sipas raportimeve paraprake, trupi i pajetë u gjet nga kalimtarë të rastit që kanë njoftuar më pas policinë.
Viktima është i seksit mashkull dhe dyshohet se është vrarë. Policia dhe një ambulancë kanë bërë transportimin e viktimës në morg ku pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të zbuluiar shkakun e vërtetë të vdekjes. Nuk dihet ende identiteti i viktimës.
Burime jo zyrtare bëjnë me dije për “BalkanWeb” se viktima ishte qëlluar me një plumb në kokë. Pritet që policia të japë versionin zyrtar në orët në vijim.