Banka Qendrore Gjermane ka rikthyer në vend 674 tonë rezerva ari të mbajtura në Paris dhe New York që prej kohës së Luftës së Ftohtë.
53 780 pllaka ari, secila prej tyre me peshë rreth 12.5 kilogramë dhe vlerë rreth 440 000 euro janë rikthyer në Gjermani përgjatë katër viteve të fundit.
“RT” raporton se 100 tonët e fundit të arit janë zhvendosur nga Parisi më herët këtë vit, çka do të thotë se BundesBank tashmë nuk ka më rezerva në ori në Francë.
Banka më parë kishte riatdhesuar 940 tonë ori nga Londra për të mos paguar para për ruajtjen e tyre. Në vitin 2013, Gjermania tha se planikonte të transferonte të paktën gjysmën e arit në Frankfurt deri në vitin 2020. Lëvizja vjen pas shqetësimeve të ngritura në Gjermani lidhur me një sasi kaq të madhe të pasurisë së vendit që mbahej jashtë kufijve.
Tashmë, mbi 50 për qind e rezervave në ar të Gjermanisë janë në Frankfurt. Pjesa tjetër ruhet ende në Londër dhe New York, nga ku mund të shkëmbehen me dollarë apo paund në rast të ndonjë emergjence. Gjermania është vendi i dytë më i pasur në botë me rezerva ari, me një total prej 3374 tonësh. Në vend të parë është Rezerva Federale e SHBA-ve me 8 134 tonë. Britani ka 310 tonë dhe Banka Qendrore Europiane ka 505 tonë./joq/