Gjermania bie pre e mallkimit të ekipit kampion që nuk arrin të kalojë grupin në Botërorin pasardhës. Ekipi i Lëv ka marrë një humbje të turpshme, dukë bërë figurën më të keqe të mundshme. Pavarësisht volumit të lojës, goditjeve në portë dhe rasteve, gjermanët nuk kanë gjetur rrugën e golit duke u eleminuar. Goli i parë për koreanët është akorduar nga VAR, pas një goli që u anulua nga anësori. Goli i dytë është shënuar në minutën e fundit shtesë të akorduar nga arbitri i takimit. Nga ana tjetër, Suedia ka mundur Meksikën 3 – 0, duke kaluar të dyja bashkë grupin.