Pas sulmeve në disa shtete të Evropës, më i fundit në Barcelonë, Zyra Federale e Krimeve (BKA) në Gjermani ka paralajmëruar për sulme të mundshme terroriste në shtetet e Perëndimit, duke përfshirë edhe Gjermaninë. Duke folur për grupin medatik ‘Funke’, një zyrtar i BKA-së ka theksuar se organizatat terroriste çdo ditë e më shumë janë duke menduar të organizojnë sume në hekurudha dhe të shkaktojnë daljen e trenave nga binarët.
Zyrtari në fjalë ka thënë se organizata terroriste Al Kaeda në një revistë ka bërë thirrje për sabotazh në hekurudhat në shtetet perëndimore.