Studentët e Gjeografisë në bashkëpunim me Departamentin e Gjeografisë/UNISHK, organizojnë konferencën studentore “Gjeografia Vlen”. Aktiviteti zhvillohet pranë Bibliotekës Shkencore të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” me datë 13 qershor 2022, ora 12.30.
Objekti i aktivitetit është se Gjeografia na ndihmon të kuptojmë botën që na rrethon, të vlerësojmë diversitetin natyror. Gjeografia nuk është thjesht memorizim i vendeve në hartë, është shumë më tepër se kaq.
Praktikisht gjeografia bën bashkë të gjithë pjesët përbërëse të një mozaiku duke analizuar hapësirën që nga niveli lokal deri në atë global.
Gjeografia i përgjigjet disa pyetjeve që shqetësojnë njerëzimin sot, që kanë lidhje me natyrën, ndryshimet mjedisore, ndryshimet klimatike, ekonominë, popullsinë.
Gjeografia nga studentët për studentët nëpërmjet konferencës studentore “Gjeografia vlen”.