Shtatë anëtarët e grupit kriminal që terrorizonin tregtarët në Shkodër, duke i vendosur gjoba financiare janë marrë të pandehur nga prokuroria e Krimeve të Rënda. Çështja në ngarkim të 7 personave tashmë është dërguar në gjykatën e Krimeve të Rënda ku ndaj tyre prokuroria ka ngritur akuzat për “Shtrëngim me anë të kanosjes për marrje pasurie”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, Kryerjes së veprës penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe Prodhim e shitje të lëndëve narkotike. Mësohet se të pandehur e çështjes me nr.178 janë Muhamet Liçi, Abedin Bajraktari, Denis Skutina, Fatmir Dibra, Gezim Vajushi, Besmir Domnori dhe Redi Bardhej. Aktualisht çështja në ngarkim të tyre është marrë nga gjyqtarja e Krimeve të Rënda Irena Gjoka.