Ditën e sotme, Partia Demokratike dhe opozita kanë organizuar protestën para Kryeministrisë. Si zakonisht, është “beteja e shifrave” të pjesëmarrjes ajo që pason protestën.
Ndërsa përgjithësisht dikutohet mbi numrat e pjesëmarrjes, Nard Ndoka, siç është në stilin e tij të njohur, përdor batutat për të dhonë opinionin e tij edhe për këtë protestë të ditës së sotme.
“Kjo është njesia matese në demokraci, më kete pjesmarrje Gjykata duhet ti jape ”Foltores” jo vetëm vulën e PD-se, por edhe të PS-se!🇦🇱🤔
Edi, dorëhiqu dhe ik, shqiptarët të kanë nominu!👎”, shkruan Ndoka duke marrë spunto nga spektakli BBVip që ka banorë që nominohen.
Komentin e tij, Ndoka e shoqëron edhe me një foto të protestës, duke treguar pjesëmarrjen masive të qytetarëve në të.