Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e avokatëve të Ervin Salianjit, duke bërë kështu që ish-deputeti demokrat të mbetet në burg.
“Mospranimin e kerkeses se paraqitur nga kerkuesi Ervin Salianji, per Pezullimin e vendimit nr.2900 date 18.12.2019, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor TIrane, lene ne fuqi me vendimin nr. 30-2024-6822, datë 26.09.2024 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tirane””, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Kujtojmë se Salianji prej 27 shtatorit ndodhet në burg, në akuzën për kallëzim të rremë. Ai është dënuar me një vit burg nga Gjykata e Apelit, vendim që nga opozita është cilësuar politik. Katër ditë pas dënimit me burg, ish-deputeti kërkoi pezullimin e vendimit të Apelit.