Gjykata e Lartë vendosi të mos pranojë rekursin e Izet Haxhisë, ish-truprojës së ish-kryeministrit Sali Berisha.
Kjo nënkupton se ndaj tij mbetet në fuqi dënimi me 21 vite burgim për vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari në shtator 1998.
Izet Haxhia u arrestua në Turqi dhe ndonëse fitoi statusin e azilantit, vendosi të kthehej në Shqipëri, ku u rihap nga e para procesi.
Pas rigjykimit të çështjes, ai u gjet fajtor dhe u dënua për vrasjen e Hajdarit.