Ish-kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako nën akuzë për shpërdorim detyre për 2 raste, sot në GJKKO ka mohuar akuzat e SPAK. Përpara gjykatës ish-kryebashkiaku i Durrësit ka dhënë sqarime, në lidhje me tenderin për blerjen e projektit për zhvillimin e vijës bregdetare, nga zona e Brrylit deri në Currila, me pretendimin se nuk kam pasur dijeni dhe gjithçka ka qenë në dorën e specialistëve.
Sipas Dakos kjo procedurë prokurimi publik është zhvilluar nga specialistët dhe se ai nuk ka qenë në dijeni. Burime brenda seancës bëjnë me dije se kryebashkiaku ka thënë se nuk e ka shkelur në asnjë moment procedurën e prokurorimit për këtë tender. Ndërsa lidhur me lejen e pallatit, Dako është shprehur se nuk ka pasur dijeni se sa kate është pallati.
Pas rreth 3 orësh përfundoi seanca në Gjykatën e Posaçme, ndërsa gjykata është tërhequr në dhomë këshillimi për të marrë vendim, duke vendosur si masë sigurie “arrest me burg” për ish- kryebashkiakun socialist.