Gjykata e Posaccme kalon për gjykim dosjen “Metamorfoza” me 7 persona të akuzuar për kryerjen e disa veprave të rënda penale.
Pëllumb Gjoka, Behar Brajovic, Edmond Preka, Astmer Bilali, Ardit Hasanbegaj, Oltion Bistri dhe Xhevahir Lita kaluan për gjykim në seancën e kësaj të premte.
Vendimi u mor nga gjyqtarja Elsa Ulliri, ndërsa çështja u kalua për gjykim pa debat nga palët.
Pjesa më e madhe e të akuzarve kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, kërkesë e cila do shqyrtohet në seancën e radhës.
Avokatët e biznesmenit Pëllumb Gjoka kanë kundërshtuar në të gjitha seancat marrjen si provë të komunikimeve Sky Ecc, për të cilën i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese.
Kushtetuesja do e marrë në shqyrtim në datë 19 nëntor në orën 10.00.