SPAK- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është shprehur se ka qenë kundër lirimit të ish-deputetit socialist Alqi Bllako. Mësohet se sipas SPAK, nuk ekzistojnë kushtet për të liruar ish-deputetin e PS.
“Ne kemi qenë kundër lirimit në gjykatë sepse nuk ekzistojnë kushtet për ta liruar. Do bëjmë ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit.”, thuhet në reagimin e SPAK.
Më herët gjykata vendosi caktimin e masës ‘arrest shtëpie’ për Bllakon, i cili ishte pas hekurave pas akuzave për inceneratorin e Fierit.
Bllako nga qelia e burgut kërkoi disa herë ndryshimin e masës, pasi pretendon se nuk ekzistojnë kushtet ligjore për një masë sigurie ekstreme si ajo e ‘arrestit me burg’.
Ish-deputeti socialist u akuzua si i përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit dhe akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre dhe korrupsion.