Skip to content
Gjykata e Shkodres e ka cilesuar te ligjshem arrestimin e dy 17- vjecareve te dyshuar per vrasjen e 23- vjecarit Hermes Beqiri. Ajo ka dhene masen e sigurse “arrest me burg” per te rinjte me iniciale E.H. dhe D.H. Dy te rinjte nuk kane dhene asnje deklarate para gjykates, ndersa kane mohuar akuzen per vrasjen e 23- vjecarit. Hermes Beqiri u qellua ne nje bar ne lagjen “KIras” te Shkodres me date 4 nentor ne mbremje. I plagosur ai u dergua per mjekim ne Spitalin e Shkodres dhe me pas ne Spitalin e Traumes ne Tirane. Si rrjedhoje e plageve te marra ne pjesen e barkut qe i shkaktuan hemorragji, Hermes Beqiri nuk mundi te mbijetoje. Brenda 3 oreve nga ngjarja e rende, Policia e Shkodres njoftoi arrestimin e 3 personave, dy te paret si autore te dyshuar ndersa i treti per pengim te drejtesise. ©ShkodraWeb