Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për 53- vjeçarin Xhavit Kasemi, pronar i punishtes “Briland” apo pas Kalasç Rozafa siç shumç e njihnin në Shkodër.
53- vjeçari i arrestuar dy ditë më parë, pas 8 muajve arrati, ka mbërritur në Gjykatën e Shkodrës rreth orës 10.00 të së mërkurës, ku është paraqitur para trupit gjykues të kryesuar nga gjyqtarja Ermira Dedja.
Gjykata e Shkodrës e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e 53- vjeçarit ndërkohë që i ka konsideruar të drejta pretendimet dhe akuzat e ngritura nga Prokuroria, e përfaqësuar nga prokurorja Blerta Hamzi.
Pala mbrojtëse ka kërkuar një masë më të lehtë ndaj klientit të tij por kërkesa nuk është marrë parasysh nga trupi gjykues.
Xhavit Kasemi, është pronar i punishtes “Briland” në hyrje të qytetit të Shkodrës e cila u sekuestrua në kuadër të operacionit të koduar “Vjeshtë 2017” ku u sekuestruan qindra litra pije të falsifikuara të markave më të njohura, ndërkohë që dëmi ndaj konsumatorit është tejet i madh.