Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është dënuar me 5.8 vite burg për akuzat lidhur me aferën e inceneratorin e Elbasanit. Ndërkohë është shpallur i pafajshëm dhe është liruar nga akuzat, ish deputeti i PS, Alqi Bllako, por vijon të mbetet në burg për shkak të akuzave që ka për aferën e inceneratorit të Fierit.
Po ashtu Lefter Koka shpallet i fajshëm për akuzat e korrupsionit pasiv dhe pastrim parash, dhe i pafajshëm për akuzën për shpërdorim detyre. Ndërkohë Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri jane denuar me nga 6.8 vite burg, ndërsa Stela Gugallja me 4.8 vite burg.
Denimet për inceneratorin e Elbasanit
Lefter Koka 8.6 me gjykim të shkurtuar, 5.8
Klodian Zoto 10 vite burg, gjykim i shkurtuar 6.8
Mirel Mertiti 10 me vite, gjykim i shkurtuar 6.8
Stela Gugallja 7 vite, gjykim i shkurtuar 4.8
Alqi Bllako shpallet i pafajshëm
Pellumb Abeshi 4 vjet, gjykim i shkurtuar 2.8
Bardhyl Cabiri 2 vjet
Jonida Zeqo 4 vjet, gjykim i shkurtuar 2.8
Serafin Papa 1.4 burg