Gjykata ka kërkuar ndalimin e 5 personave pjesëtarë ICTS (kompania e sigurisë në Aeroport) dhe bankave, lidhur me grabitjen e 9 Prillit në Rinas. Këto urdhra ndalimi kërkohen, pasi 5 personat kanë shpërdoruar detyrën, raporton ABCNews.
Tre banka i kanë kthyer përgjigje Prokurorisë dhe kanë konfirmuar shumat të cilat ato do të transportonin drejt Austrisë ditën e grabitjes. Në total shuma e grabitur është 6 milion euro.
Deri tani për këtë ngjarje janë arrestuar 6 persona por asnjeri prej tyre nuk e di ku ndodhen paratë. Alkond Bengasi i penduari i cili ka identifikuar këta persona si të dyshuar se kanë pasur dijeni për grabitjen. Por Ragip Hajdini, Oltjon Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela dhe Elton Pikli kanë mohuar përfshirjen e tyre ne këtë grabitje.