Gjykata Kushtetuese Spanjolle anuloi sot shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Katalonjës të miratuar më 27 tetor nga parlamenti rajonal katalanas, njoftoi një zëdhënëse. “Deklarata e pavarësisë më 27 tetor u shpall i pavlefshëm dhe jokushtetues”, deklaroi ajo në përfundim të seancës ku magjistratët e Gjykatës morën këtë vendim.
Parlamenti i Katalonjës miratoi më 27 tetor një rezolutë duke deklaruar se rajoni bëhet një shtet i pavarur, duke marrë formën e një Republike, para këndimit të himnit indipendentist, në mungesë të opozitës.