Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka dosjen e vendimit të parlamentit për shkarkimin e Presidentit Meta. Votimi ishte një hakmarrje politike, sikurse e citoi edhe dje Meta nga Pogradeci.
Ndërkohë gjykata kushtetuese e cila ka 7 gjyqtarë e ka marrë vendimin që nuk është vendim, sepse nuk kanë rënë dakort. Që të shkarkohet duhen 5 vota, por sipas burimeve të besueshme brenda kësaj gjykate ata janë ndarë 4 pro shkarkimit dhe 3 jo për shkarkim. Si rregull gjykata kushtetuese duhet të ketë 9 anëtarë, por pa plotësuar numrin e nevojshëm të gjykatës së lartë të cilët kanë të drejtë për të votuar edhe 2 anëtarë të gjykatës kushtetuese, nuk mund të përzgjidhen, pra nuk bëhet me numrin kushtetues kjo gjykatë superiore.
Nga ana tjetër gjykata e lartë është e paplotë, dhe ndaj lihet gjykata kushtetuese jo me 9 anëtarë, por me 7.
Nga 7 gjyqtarë që ka sot gjykata kushtetuese, 4 janë pro mazhorancës për shkarkim sepse vijnë nga kulisat e PS. Por e bllokojnë shkarkimin 3 të tjerët, të cilët thuhet nga PS-ja se janë të Metës.
E megjithatë ky vendim, që akoma nuk është shpallur, duket se vjen edhe nga një marrëveshje e fshehtë Rama-Meta gjatë muajit shtator të këtij viti, ku prapë paqtues është bërë një oligark. /Koha Jonë/