Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, Hermes Nikajn, i njohur si “Zogu i Tiranës”. Ky i fundit u lirua gjatë ditës së djeshme, ndërsa akuzohet nga Prokuroria për “Shfrytëzim prôstîtucioni” dhe “Prôstîtucion”.
Nikaj u vu në pranga disa muaj më parë, pas një hetimi disamujor ku u vunë në përgjim dhjetra persona dhe u zbardhën biseda ku duket se bëheshin marrëveshje për marrëdhënie sêksûale.
“Zogu i Tiranes” u akuzua se ishte i përfshirë në një rrjet të gjerë prôstîtucioni, duke vënë në shfrytëzim vajza të reja dhe meshkuj, nga të cilët ai merrte përqindjen e tij për çdo marrëdhënie sêksûale që ata kryenin.
Nga përgjimet dolën dhe emra të personazheve të njohur publik, ndërsa Nikaj ka mohuar akuzat e ngritura nga prokuroria.