Edhe Gjykata Speciale (GJKKO) është në një linjë me OFL-në dhe SPAK-un lidhur me pasurinë e bllokuar të Artan Doçajt në Shkodër.Mësohet se gjykata ka konfimuar kërkesën e SPAK-ut për vënien e sekuestros ndaj pasurisë së Artan Doçaj, nën akuzë si i përfshirë në grupin që mori peng Jan Prengën. Siç dihet, OFL bllokoi një banesë dy katëshe në Shkodër, një makinë tip fuorsitradë dhe një motor në pronësi të Doçajt.
Pasuria e Doçajve në Shkodër, u bë subjekti i OFL- së, ditën e dytë të punës së saj, nën akuzat si bashkëpunëtorë të pengmarrjes e më pas ek zekutimin e Jan Prengës më 17 janar 2020, trupi i të cilit akoma nuk është gjetur nga policia.
Policia ka gjurmuar dhe pasuritë e regjistruara në emër të familjarëve apo personave të tretë, të cilët janë të detyruar të justifikojnë ligjshmërinë e tyre, në të kundërt konfiskohen nga shteti.