Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese prej vitit 2011 përballet në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Hoxha është gjyqtari i pestë i Kushtetueses që përfshihet në procesin e vetingut, pas Besnik Ymerajt, Fatos Lulos, Vitore Tushës dhe Altina Xhoxhajt.
Seanca e sotme nisi me nje apel te kryesueses se seances per mediat dhe te pranishmit e tjere ne salle, per te zbatuar me rigorozitet rregullat e mbledhjes. Gjyqtari ne seance eshte perfaqesuar nga avokati Julian Mertiti.
Gjatë shqyrtimit të pasurisë së gjyqtarit, Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit vuri theksin se një pasuri 112 m2 në Tiranë, e cila është blerë në shumën 145 mijë euro.
Sipas këtij komisioni blerja e apartamentit nuk justifikohet, pasi për të është deklaruar marrja e një kredie si i pastrehë në vlerën 5 milionë lekë dhe mungon justifikimi i pjesës së tjetër të shumës.
Por sipas avokatit te gjyqtarit Hoxha, klienti i tij ka marre borxh 28 mije euro nga kunati i tij per blerjen e ketij apartamenti. Kete shume, avokati thote se gjyqtari e ka deklaruar ne formularin e tij te pervitshem te pasurise.
Avokati theksoi gjithashtu se gjyqtari Hoxha ka jetuar ne apartamentin e blere edhe pse nuk kishte shlyer as 1/3 e vleres. “Kjo nuk eshte shkelje ligjore, por marreveshje mes gjyqtarit dhe firmes ndërtuese”, tha mbrojtësi i gjyqtarit të Kushtetueses.
gjyqtari fatmir hoxha
Nga gjyqtaret e Kushtetueses, Ymeraj dha dorëheqjen nga sistemi gjyqësor, por u referua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në Prokurori, Fatos Lulo dhe Altina Xhoxhaj u shkarkuan nga detyra, ndërsa Vitore Tusha është e vetmja e konfirmuar në detyrë deri më tani.
Fatmir Hoxha është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë së Universitetit të Tiranës në vitin 1991 dhe e ka filluar karrierën në gjyqësor në vitin 1993 si kryetar i Gjykatës së Pukës. Në vitet 1996-1998 ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në Apelin e Tiranës, ndërsa në vitet 2003-2008 ka mbajtur pozicionin e kryetarit në Gjykatën e Apelit të Shkodrës.
Prej qershorit të vitit 2011, Hoxha ushtron detyrën si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Fatmir Hoxha nga viti 2003, kur ka deklaruar pasurinë për herë të parë, deri në vitin 2017.