Nga Blerti Delija
Teatri “Migjeni” Shkodër ka bërë bilancin e vet për vitin 2017. Është një risi kjo për institucionin, i cili është prej dekadash pikë referimi për artin në Veri e në Shqipëri. Sipas statistikave të publikuara, janë dhënë 133 shfaqje ose në më pak se 3 ditë, teatri ka patur dyert hapur për artëdashësit. Një tjetër shifër interesante është ajo e spektatorëve, numri i të cilëve arrin 41.312 me një mesatare 310 për shfaqje. Në pamje të parë, shifra është e kënaqëshme nisur nga kapaciteti i salles së “Migjenit” por nuk duhet harruar se gjate ketij viti, sic e pranon edhe vetë teatri, jane rreth 9 mijë fëmijë që kanë hyrë për herë të parë në sallë. Pra në menyrë të organizuar ose me listë sipas bashkëpunimeve të vlerësueshme të “Migjenit” me shkollat e Shkodrës. Në një të ardhme afatgjatë, kjo është pozitive se rikthen që në vogëli dëshirën për nga dera e teatrit, shërbim fort i mirë jo vetëm për femijët por edhe qytetin e të nesërmes.
Por në statistikën e sivjetme, sjell në vëmendje një problem të kahershëm dhe pa zgjidhje deri më sot: Mosmbushjen e sallës së “Migjenit” me spektatorë! As gjysma e sallës nuk rezulton e mbushur për vitin 2017, natyrisht si mesatare artimetike. Nostalgjikët tregojnë për “Ditët e buzëqeshjes” kur biletat e teatrit shiteshin me të shtrenjtë edhe pse ishim në komunizëm e kur qyteti si banorë ishte me pak se gjysma e atij që është sot ndërsa kapaciteti i sallës është pak a shumë i njëjti. Nuk e di nëse është bërë apo do të behet një analizë për këtë çështje, por besoj se ja vlen dhe të përcaktohen priotitetet gjithmonë sa i takon pjesës së teatrit. Bashkia e ka hedhur hapin e saj, me çmimin e biletës shum[ të pranushëm në çdo shfaqje.
Tani “topi” është në fushën e teatrit e drejtuesve të tij, të cilët kanë bërë një pune të madhe me 133 shfaqje për 365. Siç flitej dikur, tashmë që është arritur “sasia”, është koha të përqendrohet tek “cilësia”. Çdo qytet, çdo teatër ka spektatorin e tij të apasionuar por Shkodra mendoj se ndryshe nga të tjerët, e ka të kualifikuar. Pra, si nuk shkon kot në teater ose, nëse zhgënjehet nga pritshmëritë, nuk duket më në derën e “Migjenit”. Unë e konsideroj veten dashamirës të teatrit “Migjeni”. Me mundësitë e hapësirat që kam patur, jam përpjekur ta tregoj. Edhe këto rreshta personalisht i shoh në këtë linjë. Aq më shumë kur thuajse të gjithë punonjësit e drejtuesit edhe në vite, i kam patur dhe i kam miq. ©ShkodraWeb
Pèrmbledhse e aktivitetit artistik nè Teatrin “ Migjeni” gjatè vitit 2017
1. Premiera :
– “ Njè zjarrfikès nè oborrin e teatrit”. Premiera me 26 Shkurt 2017. Shfaqur 7 ( shtatè) herë. Spektatorë 1885 ( Njëmijë e tetëqind e tetëdhjet e pesë)
– “ Piter Pan “ ( Një shfaqje për fëmijë vjen pas 27 vitesh). Premiera me 06 Maj 2017. Shfaqur 17 ( shtatëmbëdhjet ) here.Spektatorë 4777 ( Katër mijë e shtatëqind e shtatëdhjet e shtatë)
– “ Tartufi “ Premiera me 15 Shtator 2017. Shfaqur 9 ( nëntë) here. Spektatorë 3140 ( Tremijë e njëqind e dyzet).
– “Ditëlindja e Lulushes”( Teatri i Kukullave rikthehet pas 20 vitesh) Teati Kukullave. Premiera me 30 Shtator 2017.
Shfaqur 9 ( nëntë) here. Spektatorë 1004 ( Njëmijë e katër)
“ Fjala artistike”( Me shkollat e mesme të qytetit) Premiera me 31 Maj 2017. Shfaqur 2 herë. Spektatorë 243.
– Koncert “ Pranverëme këngë” Premiera me 24 Mars 2017. Shfaqur 2 herë. Spektatorë 700
– “ Lumturi në fukurallek” Premiera me 13 Dhjetor. Shfaqur 8 (tëtë) here. Spektatorë 3849 ( Tremijë e tetëqind e dyzet e nëntë).
2. “ Kujtesa”Aktivitete: “ 80 vjetori i Serafin Fankos”
“ 85 vjetori i Tinka Kurtit” 70vjetori i Paulin Selimit.
3. Shfaqje repertori :
– “ 10 Urdhnimet” Shfaqur 11 herë. Spektatorë 3470 ( Tremije e katerqind e shtatëdhjetë)
– “ Nënë Tereza kur ishte Gonxhe” Shfaqur 1 ( një) herë. Spektatore 230 ( Dyqind e tridhjete)
– “ Kandili i Argjantë” Shfaqur 1 ( një) here. Spektatorë 250 ( dyqind e pesedhjete)
– “Seks?! T’faleminderës. Sa me e provue.” Shfaqur 1 ( një) here. Spektatorë 100 ( Njëqind)
– “ Dashuritë e Xhorxh Washingonit” Shfaqur 2(dy) . Spektatore 275 ( dyqind e shtatedhjet e pese )4. Bashkëpunimet me të tjerët:
– Me TKOB. 5( pese) shfaqje,” Traviata” 2 here( Nje opera vjen ne Shkoder pas 30 vitesh), “Skenderbeu” 1 here,” Flauti Magjik” 2 here.
– Me Ambasaden Italiane.( Kupat e Botes te fituara nga Italia ne futboll)
Ky aktivitet u organizua ne kuadrin e ndeshjes se futbollit midis Shqiperise dhe Italise.
– Me Ambasaden Gjermane Premierë e shfaqjes “ Jashtë Derës”
– Me Kompanine e Filmit” MMS NOSITI “ Premiere e filmit “ Yjet e së ardhmes”
– Me Insitutin e Kultures Turke në Shkodër. Teatri i Hijeve ( Vjen për here të pare në Shqipëri. )
– Me Ambasaden Franceze. Kabare Franceze
5. Shfaqjet: Gjithsejt janë dhënë133 ( njëqind e tridhjet e tre) shfaqje.
6. Spektatorë 41.312 ( Dyzet e njëmijë e treqind e dymbëdhjetë)
Nga këto janë rreth 9.000( Nëntë mijë) femijë, nga këto rreth 85 % kanë hyrë per herë të pare në teatër.
7. Trupa e teatrit ka marrë pjesë në 9 ( Nëntë) Festivale, ndër këto 3 (tre)
Festivale Ndërkombëtare.
Janë fituar 5 çmime. Shfaqja me e mire( Tartufi); Regjia më e mire( Kushtrim Bekteshi); 2( dy) here si Aktorja me e mire( Rita Gjeka); Kostumografia më e mirë ( Samka Ferri).