Shoqata e basketbollit “Vllaznia” njofton te gjithe sportdashesit kuq e blu qe ndeshja Teuta -Vllaznia e nderprere per shkaqe teknike do te vazhdoje diten e hene ne oren 19:00 ne pallatin e sportit “Ramazan Njala” ku do te luhen vetem 20 minutat e pjeses se dyte te lojes me rezultatin 47-40.
Ekipi i basketbollit “Vllaznia” kerkon te sqaroje opinionin publik se vendimi per te mos vazhduar takimin nuk ka qene per ta fituar takimin jashte fushes se lojes por per te garantuar lojen e ndershme mes ekipit te Teutes dhe Vllaznise.
Federata Shqiptare e Basketbollit ka garantuar qe ndeshja do te zhvillohet konform rregullave te percaktuara ne rregulloren per mbarevajtjen e ndeshjeve te superliges se basketbollit shqiptar, duke na vene ne dijeni qe ne rast te mosfunksionimit te sinjalizuesit te kohes nje zyrtar i FSHB do ta sinjalizoje perfundimin e kohes se rregullt ne menyre manuale. Le te fitoje me i miri. Para Vllaznia.