Binte shi ate dite. Shi dimri me suferine dhe jashte pervecse ishte ftohte, zhurma e dimrit te kallte daten. Ne klasen tone ishte ngrohte, ngrohte nga frymet tona qe shkembeheshin ne ajer dhe perplaseshin ne xhamat e dritareve duke mjegulluar pamjen. Qetesine e klases e prishte zeri i mesuesit qe shpegonte lenden dhe me pas ky ze filloi te dublohej edhe nga zhurma e Xhikut. Xhiku ishte nje nxenes medioker mesatar qe me teper mundohej te mbante permendesh e te riprodhonte sesa te ishte energjik dhe kreativ. Ne u cuditem te gjithe sepse kurre nuk kishim degjuar e pare qe ora e mesimit te prishej nga Xhiku i cili qysh nga fillorja kur e sillte ne shkolle babai per dore e deri tani ne gjimnaz shquhej per nje urtesi frikacake per te urte se vete urtesia.
Mesuesi e toleroi disa here xhikun gjate ores se mesimit por nuk duroi dot me gjate. I nervozuar nga memezimet e Xhikut, iu leshua ketij te fundit andej nga bankat e fundit dhe e terhoqi zvarre. E nxorri para klases, e degjeneroi me fjale e me shpulla, i futi ne shqelm bytheve dhe e flaku ne korridor. I dha urdher te dilte urgjent jashte shkolle ne te kundert do e perjashtonte pergjithmone. Ne shtangem te gjithe e nderkohe disa nga vajzat ulur afer dritareve pastruan fshehurazi perden e hirte te avujve ne xhama per te pare se ku iku Xhiku. Mes nje mugetire rebeshi dhe dimri, ne degjuam mbytur Xhikun qe doli para shkolles dhe pasi shau mesuesin me fjale te pista, ia futi vrapit si era e ftohte e janarit.
…
Astrit Patozi eshte nje politikan medioker. Me profesion mesues gjuhe-letersie, ky kavajs i qendruar ne Tirane u punesua gazetar prane mediumeve te PD-se se Berishes dhe fale njohjeve me te trete i ndriti ylli dhe u be madje deputet. U martua, u prinderua, u rehatua dhe mediokritetin e tij e latoi dhe e suvatoi mire fare me servilizmin. Ushtar i bindur i Berishes, u katapultua deri ne kryetar grupi parlamentar dhe jo vetem karriera i shkelqeu por edhe financat i shperthyen nga bolleku. Dhe ketu nis kriset gjithcka me keta tipa qe harrojne te kaluaren e varfer dhe plot sakrifica e fillojne harbohen. Kujtoi se do te ishte etern ne politike e ne pushtet dhe iu versul me koke bixhozit. Me vjen keq ta them por Astriti degradoi dhe mbeti peng i varesise ndaj kumarit. Shkaterroi familje, shiti karakter e te mira materiale dhe goditja e tij e fundit, perjashtimi nga lista e deputeteve demokrate e flaku perfundimisht ne rrugen e madhe. Tani eshte katandisur si ato vajzat mendjelehta qe hapeshin bythesh kur kishin dashnore ata burrat barkmedhenj me leke dhe kur keta te fundit ua bene mutin, rrine gjithe diten ne facebook duke share te vjetrit e duke gjuajtur te rinjte. Astriti qe kurre nuk u ndje as per Gerdec e as per shitje deti e as per 21 janar e as per ngrirjen e Ngjeles e as per korrupsionin galopant te se Djathtes, tani bertet si Xhiku poshte dritares se shkolles por askush nuk e degjon.
Astriti nuk ndjen deshperim vetem se e kane zbuar nga partia, Astritit i ha trupi per bixhoz se pas kaq vitesh nuk e beson dot qe edhe nese kerkon te luaje pa leke, askush nuk e pranon t’ia shenoje emrin ne liste.
Astrit perfitove qyl nga kjo politike dhe qyl e ke dhe shkelmin bytheve. Inat te vjen pse ta futi Luli por fundja edhe Luli fatin tend do kete! /Pamfleti.com/