Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen ndaj Gerti Shehut, i cili më 6 dhjetor 2022 goditi me grusht Sali Berishën gjatë protestës në Tiranë.
Mësohet se gjyqtari ka vendosur pushimin e çështjes penale ndaj Gert Shehut dhe shtrim të detyrueshëm në spital psikiatrik pasi nga ekspertizave rezultoi i papërgjegjshëm.
Ngjarja ndodhi më 6 dhjetor në protestën e opozitës, në një ditë kur edhe në Tiranë zhvillohej samiti i vendeve të BE.
Teksa Berisha po marshonte në bulevard së bashku me Ilir Metën dhe qytetarë të tjerë, Gerti Shehu u afrua dhe qëlloi me grusht Sali Berishën, duke e rrëzuar në tokë.
Për pasojë ish-kryeministri pësoi dëmtime në sy.