KF Vllaznia nuk ndalet këtë të dielë. Pas prezantimit të futbollistit kosovar Lorik Boshnjaku, është njoftuar edhe një afrim shumë i rëndësishëm, këtë herë në stafin teknik.
Vioresin Sinani, legjenda e kampionateve shqiptare si golashënues, do të jetë pjesë e stafit teknik të KF Vllaznia sh.a.. Këtë e ka njoftuar klubi kuqeblu përmes një publikimi në rrjetet sociale:
KOMUNIKATË PËR SHTYP
Klubi i Futbollit Vllaznia ka kënaqësinë t’iu informojë se ka zyrtarizuar si pjesë të stafit teknik, afrimin e legjendës së sulmit shqiptar dhe shkodran në veçanti, Vioresin Sinanin.
Sëbashku me teknikun kuqeblu Mirel Josa dhe stafin e përbërë nga Auron Miloti, Ideal Lekiqi e Mihail Tzokov, golashënuesi më i mirë i historisë së kampionateve shqiptare, Vioresin Sinani do të jetë një vlerë e shtuar për të kontribuar në arritjen e objektivave të Klubit gjatë sezonit 2022-2023.
Suksese në detyrën e re Vioresin Sinani!