Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Altamura, pasi dyshohet se janë autorë të grabitjeve me armë në një biznes. Duke përfituar nga festimet e festivalit San Riccardo, dy shqiptarët M.E dhe K.H, 22 vjeç kanë shkuar të maskuar dhe me armë zjarri në një biznes familjar dhe nën kërcënimin e armës i kanë marrë pronarit rreth 500 euro dhe janë larguar me shpejtësi. Pas disa kërkimeve nga policia dhe në bashkëpunim me një kompani sigurimesh private është arritur të identifikohet makina e autorëve shqiptarë si dhe të arrestohen në flagrancë. Policia gjeti në makinën tip ‘Fiat Panda’ një pistoletë tip “Kayman” me 5 plumba në karikator e cila u përdor nga dy shqiptarët për të kërcënuar pronarin e biznesit, para cash si dhe disa telefona. /balkanweb/