Një grabitje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë, pasi tre persona të armatosur i kanë zënë pritë një furgoni. Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit “Flamurtari”, në këtë qytet.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se grabitësit kanë marrë 5 mijë euro mjetit që kishte ardhur nga Italia. Më tej mësohet se është grabitur një çantë brenda të cilës kanë qenë dhe paratë. Furgoni që ra pre e hajdutëve ka qenë i një agjencie turistike. Paratë duket se kanë qenë një dërgesë e një emigranit nga Italia.