Sipas njoftimit zyrtar të DVP- së Shkodër, gjatë natës janë vjedhur disa pajisje kompjuterike në shkollën e mesme të fshatit Gruemirë. Për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet procedurale në Prokurori dhe po punojnë për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorit/ëve.
Ndërkohë, nga burime të tjera bëhet me dije se janë vjedhur amzat e shkollës por edhe gjëra personale e materiale të tjera që hajdutët kanë gjetur në ambjentet e ndryshme të shkollës.
Lidhur me ngjarjen, nuk ka akoma një njoftim zyrtar nga DRAP Lezhë apo ZVAP Malësi e Madhe. As bashkia Malësi e Madhe, nuk ka një reagim zyrtar për ngjarjen e rëndë në një shkollë në administrimin e saj.