Prokuroria e Posaçme – SPAK ka kërkuar 157 vite burg për 8 autorët e grabitjes së rreth 5 milionë euro në aeroportin e Rinasit.
Gazetarja e Panorama, Nikoleta Kovaçi raporton se SPAK ka kërkuar dënimin me 24 vite burg për Klement Calën dhe me nga 19 vite burg për 7 të pandehurit e tjerë, Eldi Cala, Oltjan Veseli, Renaldo Sula, Saimir Cela, Elton Pikli, Talo Cela dhe Alkond Bengasi.
Ata akuzohen se në bashkëpunim si grup kriminal, grabitën në 9 prill të 2019, afro 5 milionë euro në aeroportin e Rinasit.
Pas prokurorisë, është radha e avokatëve mbrojtës të parashtrojnë argumentet e tyre dhe në fund, gjykata do të marrë vendimin për të akuzuarit.